Rusët e braktisën tankun e tyre në një zonë luftimi, publikohen pamjet

Evropë

Rusët e braktisën tankun e tyre në një zonë luftimi, publikohen pamjet

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas pamjeve që janë publikuar prej Ukrainës, një tank rus ka mbetur i braktisur në rrugë, në një rajon ukrainas, ku po zhvillohej luftë.

Në faqen zyrtare të Forcave Tokësore të ushtrisë së Ukrainës është publikuar një video, ku shihet një tank e ushtrisë ruse.

Në përshkrimin e videos thuhet “E braktisur nga rusët pranë Kharkovit, të rreshtuar ZSU “Tunguska”.

Sot kanë vazhduar luftimet në disa pjesë të Ukrainës, ndërsa forcat ruse kanë sulmuar edhe kryeqytetin ukrainas, Kievin.

Presidenti ukrainas dhe autoritetet e mbrojtjes u kanë kërkuar qytetarëve që t’u rezistojnë forcave ruse dhe të mos e lëshojnë vendin.

Ukrainasve vazhdimisht u është bërë ftesë nga shteti që t’i bashkohen ushtrisë dhe t’i luftojnë forcat ruse, të cilat kanë hyrë që nga 24 shkurti në Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat