Propaganda ruse: Putin e Shoigu flasin për rrezik nuklear nga Ukraina

Evropë

Propaganda ruse: Putin e Shoigu flasin për rrezik nuklear nga Ukraina

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Putin e Shoigu

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Shoigu ka deklaruar se Ukrainë mund të sigurojë armë taktike nukleare sepse ka  kapacitete më shumë se Irani dhe Koreja e Veriut. Shoigu ka thënë se Kievi ka shfaqur dëshirë të bëhet fuqi nukleare përsëri. Këtë e ka thënë edhe Putin. Në këtë mënyrë, dy zyrtarët rus kanë tentuar ta paraqesin Ukrainën pa armë nukleare si rrezik.

“Është mjaftë e rrezikshme për shumë arsye. Së pari, gjatë viteve të gjatë të fuiqsë sovjetike dhe duke qenë pjesë e BRSS’së, kapacitetet për të krijuar armë të tilla, jo vetëm të armëve por edhe të platformave lansuese, ishin të ndërtuara në Ukrainë” ka thënë Shoigu në një mbledhje të Këshillit ris të Sigurisë.Shoigu pastaj ka thënë se armët nukleare taktike janë të vendosura në Gjermani, kështu që armë të tilla mund të shfaqen në Ukrainë dhe ato mund të vendosen në platformat lansuese që ekzistojnë sot atje.

Ai ka përmendur Kompleksin Operacional Taktik të Raketave “Tochka” duke thënë se kokat bërthamore taktike mund të vendosen lehtë në këto sisteme raketore.

Pastaj, ai ka thënë se Ukraina ka pajisje, teknologji dhe specialistë që janë më të mirë se ata të Iranit dhe të Koresë së Veriut, të cilat bashkësia ndërkombëtare është duke tentuar t’i denuklearizojë.

Pas Shoigy, eurasiantimes ka cituar edhe Presidentin Putin i cili gjatë një adresimi ka folur për armët nukleare të Ukrainës, që sipas tij, munden radikalisht ta ndryshojnë situatën në botë dhe se kjo është një rrezik real.

“Më së lehti e ka Ukraina të sigurojë armë nukleare se sa disa shtete tjera që janë duke bërë zhvillime të tilla. Kjo veçmas me ndihmë teknologjike nga jashtë. Këtë ne nuk duhet ta përjashtojmë. Me shfaqjen e armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë, situata në botë, për ne Rusin, do të ndryshojë në mënyrë radikale. Nuk duhet të dështojmë duke mos iu përgjigjur këtij rreziku” ka thënë Putin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat