Vuçiq: Kufijtë mund të ndryshohen vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Evropë

Vuçiq: Kufijtë mund të ndryshohen vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:59
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka lexuar konkludimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me sulmin që Rusia po i bën Ukrainës, duke thënë se e Serbia njeh integritetet territoriale të shteteve të tjera.

Vuçiq ka thënë se Serbisë i vjen keq për gjithçka që ndodh në Evropën Lindore dhe se i shohin rusët dhe ukrainasit si popull vëllazëror.

“Republika e Serbisë i vjen keq për gjithçka që po ndodh në Evropën Lindore. Ne kultivojmë marrëdhënie miqësore me Ukrainën dhe Rusinë dhe vajtojmë çdo jetë të humbur;

2) Ne respektojmë paprekshmërinë e kufijve;

3) Kufijtë mund të ndryshohen vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare;

4) Qëndrimi i Serbisë ka mbetur konsistent dhe nuk mund t'i drejtohet asnjë kundërshtim për këtë çështje”, ka shtuar Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat