Ambasadorja ukrainase në SHBA tha sot se sulmet nga Rusia ndaj Ukrainës kanë qenë "më brutale", por se forcat ruse nuk përparuan siç ishte planifikuar, transmeton 'Bota sot'.
“Armiku është qartësisht i befasuar nga rezultati i forcave të armatosura dhe vullnetarëve për të mbrojtur integritetin e vendit tonë”, tha Oksana Markarova, e cila aktualisht po flet në ambasadën e Ukrainës në Uashington DC.
Markarova tha gjithashtu se autoritetet ukrainase po mbledhin prova të "krimeve" nga autoritetet ruse për t'iu dorëzuar gjykatave ndërkombëtare.
Për termocentralin e Çernobilit që trupat ruse pushtuan dje, Markarova tha se përgjegjësia për të tani i takon Rusisë pasi nuk respektohen rregulloret strikte për termocentralin, duke shtuar se 92 personel të centralit u morën peng.
Markarova konfirmoi gjithashtu se trupat ruse goditën një jetimore në Ukrainë, por nuk plagosën asnjë nga 50 fëmijët që ndodheshin brenda.