“Nata do të jetë shumë e vështirë”, Vitali Klitschko flet për gjendjen në Kiev

Evropë

“Nata do të jetë shumë e vështirë”, Vitali Klitschko flet për gjendjen në Kiev

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:30
Vitali Klitschko

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Kryebashkiaku, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime kanë ndodhur në kryeqytet.

Shpërthime janë dëgjuar edhe pranë një termocentrali në veri të qytetit.

“Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po zbulojnë detajet”, tha Klitschko.

“Situata aktualisht është kërcënuese për Kievin”, tha ai.

“Nata”, shtoi ai do të jetë “shumë e vështirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat