Ushtria ruse mbetet pa karburant, ata po kërkojnë ushqim nga qytetarët ukrainas

Evropë

Ushtria ruse mbetet pa karburant, ata po kërkojnë ushqim nga qytetarët ukrainas

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:25
Ushtria ruse

Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se pas betejave të rënda dhe humbjeve të konsiderueshme, pushtuesit rusë u ndalën pranë Konotop, qytet ky në rajonin Sumy në verilindje të Ukrainës.

Sipas njoftimit të tyre, ata kanë mbetur pa karburant, ku tankistët po ecin me bombola duke u përpjekur të blejnë karburante.

Po ashtu thuhet se ushtarët rusë po kërkojnë ushqim nga qytetarët ukrainas, ku forcat e armatosura kanë thënë se nuk japin rekomandime sa i përket ushqimit të ushtarëve rus.

“Në lidhje me ushqimin e ushtarëve rusë, ne nuk japim rekomandime. Ju i dini gjithçka vetë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat