Papa Françesku: Çdo luftë e lë botën tonë më keq se më parë

Evropë

Papa Françesku: Çdo luftë e lë botën tonë më keq se më parë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:47
Papa Françesku

Papa Françesku ka postuar një mesazh kundër luftës në Ukrainë nëpërmjet një postimi në Twitter.

Papa i është drejtuar botës në gjuhën ukrainase, rusisht dhe anglisht.

Ai shkruan se “çdo luftë e bën botën më keq nga se ka qenë më parë”.

Papa thotë se lufta është dështim i politikës dhe njerëzimit duke e quajtur luftën si kapitullin më të turpshëm.

“Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit. Është kapitulli më i turpshëm i një disfatë therëse para fuqisë e të së keqes”, shkruhet në postimin e Papës në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat