Ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Joachim Ruecker, ka mirëpritur pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës.
Ruecker thotë se kjo ishte shumë e nevojshme dhe se përjashtimi përfundimtar do të pasojë së shpejti.
“Rusia është jashtë. Dhe kjo ishte thjesht e nevojshme. Këshilli i Evropës ka “pezulluar” anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e Evropës. Përjashtimi përfundimtar do të pasojë së shpejti. Kjo është një pyetje thjesht procedurale” ka shkruar ai.
Kujtojmë se gjatë ditë së sotme Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj.
Teksa, Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian.