Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës përmes një shkrimi në twitter, ka njoftuar se e ka arrestuar një rus, i maskuar si ushtarak i forcave ukrainase.
Në fotografinë e postuar, ushtaraku shihet duke u arrestuar. Ndërsa, në shkrim thuhet se “ruso-fashisti” u prit me “mikpritje”.
Tutje, Ministria bëri thirrje të lajmërohen në polici të gjithë personat e dyshuar, qofshin ata edhe me rroba civile.
“Në foto: Forcat ukrainase të sigurisë e pritën me mikpritje pushtuesin ruso-fashist”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.
“Jini vigjilentë – trupat ruse mund të maskohen si ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, si dhe të jenë me rroba civile. Personat e dyshimtë – në polici!”, thuhet në njoftim.
#StopRussia
— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
На фото: російсько-фашистських окупантів гостинно прийняли українські силовики.
Будьте пильними - війська РФ можуть маскуватися під військовослужбовців ЗСУ та інших силових відомств, а також бути у цивільному.
Підозрілих осіб - до поліції! pic.twitter.com/E66k82Rj4M