Si votuan shtetet në Këshill të Sigurimit për rezolutën kundër Rusisë, befason Kina

Evropë

Si votuan shtetet në Këshill të Sigurimit për rezolutën kundër Rusisë, befason Kina

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 00:08
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 00:38)-  SHBA dhe Shqipëria kanë propozuar një rezolutë që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Kjo rezolutë nuk ka kaluar pasi që Rusia ka përdorur të drejtën e vetos.

Ka befasuar me votën e saj Kina, një aleat i Rusisë, që ka abstenuar.

Më poshtë është lista e votimit të shteteve:

PRO

– SHBA

– Britania e Madhe

– Franca

– Norvegjia

– Irlanda

– Shqipëria

– Gaboni

– Meksika

– Brazili

– Gana

– Kenia

Kundër

– Rusia

Abstenim

– Kina

– India

– Emiratet e Bashkuara Arabe

***

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është duke u mbajtur aktualisht.

Mbledhja hapet me Shtetet e Bashkuara që thonë se Rusia zgjodhi të pushtojë Ukrainën.

Dhe të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Delegati përshkruan se si foshnjat e sapolindura duhet të evakuohen në strehimoret e bombave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat