Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Shqipëria votoi pro rezolutës kundër agresionit rus

Evropë

Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Shqipëria votoi pro rezolutës kundër agresionit rus

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 00:44
Zelensky

Ukraina ka reaguar pasi shumica e shteteve votuan pro rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër agresionit rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar në Twitter shtetet që votuan pro, për rezolutën e cila nuk kaloi pas vetos së Rusisë.

"Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus.

Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat