Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka konfirmuar nga presidenti francez se armë dhe pajisje ushtarake po dërgohen në Ukrainë.
Ai ndihmën me shtetet e tjera po e quan koalicioni “anti-luftë”.
“Një ditë e re në vijën e frontit diplomatik filloi me një bisedë me presidentin francez. Armë dhe pajisje nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë. Koalicioni anti-luftë po funksionin”, shkroi ai mëngjesin e së shtunës.
Reuters raportoi se presidenti Joe Biden ka udhëzuar Departamentin e Shtetit të SHBA-së që të lëshojë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë një pushtim rus. Në një memorandum për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Biden urdhëroi që 350 milionë dollarë të akorduara përmes Aktit të Ndihmës së Jashtme të caktoheshin për mbrojtjen e Ukrainës.