Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë në një telefonatë me presidentin ukrainas se Parisi ka mbështetur ndërprerjen e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i komunikimit ndërbankar SWIFT dhe vendosjen e sanksioneve personale ndaj presidentit rus Vladimir Putin, tha Volodymyr Zelensky.
“Sapo telefonoi Emmanuel Macron. Më duhet të them se ai është një mik i vërtetë i Ukrainës. Franca është me ne në momentet më të vështira.
Mbështetet shkëputja nga SWIFT dhe vendosja e sanksioneve personale ndaj Putinit dhe sigurimi me armë mbrojtëse.
Merci La France”, shkroi Zelensky në Twitterin e tij të shtunën në mbrëmje.