Pamje ku shihet goditja e banesave civile në Kiev nga Rusia

Evropë

Pamje ku shihet goditja e banesave civile në Kiev nga Rusia

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 08:53
Pamje nga video

Shërbimi emergjent i Ukrainës ka thënë se një predhë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Kievit.

Në videon e shpërndarë nga shërbimi mediatik i Presidentit Volodymyr Zelenksy shihet raketa që shpërthen në një banesë private, duke shkaktuar tym dhe gërmadha në dhomën e ndejës, shkruan The Guardian.

U publikuan pamje të dëmtimit të ndërtesës shumëkatëshe edhe nga pjesa e jashtme, ku një pjesë e konsiderueshme e saj shihet e shkatërruar.

Numri i të lënduarve ose të vdekurve të mundshëm ende nuk dihet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat