Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës ka dhënë shifra për të vrarët nga pushtimit rus.
Ai ka thënë se 198 civilë, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë deri më tani nga forcat ruse, përcjell Bota sot.
“Fatkeqësisht, sipas të dhënave operative, në duart e pushtuesve kemi 198 të vdekur.
Mes tyre 3 fëmijë, 1115 të plagosur, mes tyre 33 fëmijë”, shkruan në Facebook ministri i Shëndetësisë Viktor Liashko.