Çekia ndihmon Ukrainën me armatim

Evropë

Çekia ndihmon Ukrainën me armatim

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Qeveria çeke miratoi të shtunën dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër sulmeve të Rusisë.

Ministria çeke e Mbrojtjes tha se ndihma kap vlerën e mbi 8.5 milionë dollarëve.

Ngarkesa, e cila përfshin mitralozë, pushkë sulmi dhe armë të tjera të lehta, do të dorëzohet nga pala çeke në një vend të zgjedhur nga Ukraina, tha ministria.

“Ndihma jonë nuk ka mbaruar”, shkroi ajo në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat