Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat kombëtarw të Rusisë dhe e kupton pozicionin e saj nën presion për të vendosur sanksione ndaj Moskës, thotë ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Kharchenko.
Ai tha se Moska s’kërkon asgjë nga Beogradi, pasi sipas tij e di konsistencën e presidentit Aleksander Vuçiq dhe pozicionin e tij themelor në çështje kyçe siç është zhvillimi i Serbisë dhe sjellja e tij në politikën e jashtme.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq dje u deklarua për luftën në Ukrainë duke thënë që respekton integritetin territorial të Ukrainës por nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës siç kanë bërë të gjitha shtetet e BE-së përfshirë edhe Kosovën.
Vuçiq ka thënë se i konsideron rusët dhe ukrainasit si popull vëllazëror.
Kharchenko thekson se ekziston një dialog konfidencial dhe gjithëpërfshirës mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, bazuar në respektin dhe besimin e thellë reciprok dhe se Serbia ka interesat e saj kombëtare, për të cilat, thotë ai, presidenti Vuçiq ka folur disa herë.