Një video mjaft emocionuese është publikuar në “Twitter”, ku shfaqet një i moshuar teksa iu drejtohet ushtarëve rusë duke u thënë se janë kukulla.
Video në fjalë është filmuar në qytetin Melitopol, tashmë i pushtuar nga Rusia. I moshuari dëgjohet të thotë se edhe ai është rus, por që jeton në Ukrainë. Ai pyet ushtarët nëse nuk kanë probleme në Rusi për t’i zgjidhur?
“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari në videon e publikuar nga Ragip Soylu.
Grandpa is reprimanding the Russian soldiers in Melitopol like they are children.
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 26, 2022
“I’m also Russian. Don’t you have any problems in the state?” pic.twitter.com/fan9J9Me80