Si dështoi plani rus për kapjen e presidentit të Ukrainës? Flet Volodymyr Zelensky

Evropë

Si dështoi plani rus për kapjen e presidentit të Ukrainës? Flet Volodymyr Zelensky

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan rus për ta kapur atë (Zelenskyn) brenda natës dhe për të instaluar udhëheqësin e tyre.

Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.

“Ne e kemi prishur planin e tyre,” tha Zelensky, shkruan BBC.

Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij, tha ai.

Vendi i tij kishte fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, shtoi ai.

Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar me bllokun evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat