Pushtimi rus ndaj Ukainës është në ditën e tretë të tij duke shënuar më shumë se 200 të vrarë nga civilët, ndërsa sa i përket ushtarakëve ka raportime të ndryshme nga të dyja palët. Ukrainasit thonë se janë vrarë më shumë se 3 mijë rusë deri më tani, kurse rusët pretendojnë se shifrat janë të ekzagjeruara.
Megjithatë, vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë, përfshie dhe inteligjencën amerikane dhe britanike tregojnë se rusët po hasin shumë vështirësi në Ukrainë.
Aktualisht, rusët po tentojnë të marrin Kievin duke synuar fillimisht rrethimin e tij. Forcat ruse ndodhen pak kilometra nga Kievi, ndërkohë që në jug kanë avancuar më shumë duke marrë tashmë qytetin e Melitopolit. Në në very-lindje janë përreth Kharkivit, kurse në lindje nuk shihet ndonjë avancim i dukshëm përtej linjës së kontaktit me rebelët pro rusë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/26/auto_1cc590dc-4c1c-48af-9091-5b5731cd2d5b1645879241.jpg)