Gazetari i CNN, Frederik Pleitgen raporton se rusët po dërgojnë në Ukrainë sistemin flakëhedhës TOS-1, një armë tepër e rrezikshme dhe shkatërrimtare për armikun.
“Ushtria ruse po dërgon flakëhedhësit TOS-1, të cilët lëshojnë predha termobarike”, tha Pleitgen, i cili ndodhet në qytetin rus Belogorod, në kufi me Ukrainën.
“Këto armatime të rënda po shkojnë në Kharkiv, por ka edhe disa trupa ruse që po kthehen. Me sa duket rusët po bëjnë rotacion të forcave të tyre atje, për të vijuar operacionin ushtarak”, tha ai.
Sistemi raketor TOS-1 është i prodhuar që në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe është përdorur për herë të parë në luftën në Afganistan në fund të viteve 1980, ndërsa së fundmi është përdorur në Siri.
Testimet e këtyre raketave u kryen së fundmi në Bjellorusi, gjatë stërvitjes së përbashkët të dy ushtrive.
The russian army has deployed the TOS-1 heavy flamethrower which shoots thermobaric rockets, the was South of Belgorod. pic.twitter.com/XCxMI3bNB3
— Frederik Pleitgen (@fpleitgenCNN) February 26, 2022