Pas kërcënimeve të Putinit, vjen reagimi i ushtrisë suedeze

Evropë

Pas kërcënimeve të Putinit, vjen reagimi i ushtrisë suedeze

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:56
Ushtria suedeze

Pas kërcënimeve të Putinit vjen edhe reagimi i Ushtrisë Suedeze.

“Me zbarkimin e trupave rus në Ukrainë situata në Europë është përkeqësuar. Ushtria është duke e monitoruat gjendjen dhe për momentin nuk shohim ndonjë kërcënim ndaj Suedisë.

Ajo se çfarë mund të bësh është të dëgjosh lajmet, të jesh kritikë ndaj burimeve të lajmeve si dhe të mos besosh në gjithçka që shfaqet në rrjetet sociale.

Edhe pse mund ta ndjesh se situata është shqetësuese, mundohu ta jetosh jetën si zakonisht” ka njoftuar ushtria suedeze me anë të një deklarate në rrjetet sociale, shkruan Nobel Press.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat