Avionët rusë lëshojnë parashutistë në Kiev

Evropë

Avionët rusë lëshojnë parashutistë në Kiev

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 23:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Avionët rusë pak momente me parë kanë lëshuar parashutistë në Kiev.

Sipas medias ukrainase në pamundësi për të avancuar me trupa tokësore sipas planit, komanda ruse e operacionit po përdor futjen e parashutistëve nga ajri.

Ndërkohë që prej orëve të para të mbrëmjes të së shtunës, ka pasur sulme nga ajri në Kiev. Ushtria ukrainase vijon rezistencën.

Zona ku janë hedhur parashutistët rusë është ajo në Sofiyivska Borshchagivka, afër Kievit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat