Kush është Zonja e Parë e Ukrainës

Evropë

Kush është Zonja e Parë e Ukrainës

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 07:58
Olena dhe Voloymyr Zelensky

Voloymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës ka fituar zemrat e të gjithë në mbarë botën, ndërsa qytetarët e tij e shohin si “hero”.

Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ai ka qëndruar i fortë, duke iu kërkuar vazhdimisht qytetarëve të bëjnë rezistencë.

Daljet e tij publike para kombit janë gjithnjë e më të shpeshta për të informuar mbi situatën. Zelensky ka thënë se “objektivi numër 1 i armikut është ai dhe numër 2 familja e tij”. Një telefonat nga Uashingtoni i ofroi atij ndihmë për evakuim, por e refuzoi duke thënë se i nevojiten armë dhe jo udhëtim.

Image
Olena dhe Voloymyr Zelensky

Që në momentin e parë që rusët u futën në vendin e tij, ai hoqi kostumin zyrtar dhe veshi uniformën ushtarake.

Për veprimet e tij, Zelensky është shpallur “hero i Ukrainës”. Ndërsa e gjithë vëmendja është tek ai, mediat e huaja sjellin edhe një profil të bashkëshortes.

Image
Olena Zelensky

Olena Zelensky është një nga gratë më me ndikim në Ukrainë. Ata janë njohur kur Olena ishte studente në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Kombëtar Kryvyi Rih. Marrëdhënia e çiftit përparoi me kalimin e kohës, ata qëndruan të lidhur për tetë vjet përpara se të martoheshin më 6 shtator 2003.

Oleksandra, vajza e tyre, lindi më 15 korrik 2004. Zelensky lindi djalin e tyre Kyrylo më 21 janar 2013.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat