Gazeta finlandeze “Ile” ka publikuar njoftimin se në Parlamentin finlandez është dorëzuar iniciativa qytetare për bashkëngjitje të Finlandës në aleancën e NATO-së.
Finlandezët duke parë situatën aktuale dhe sulmin rus në Ukrainë, duke ndjerë pasojat që përjetohen atje nga civilët dhe qytetarët e parashtruan këtë kërkesë, transmeton “Bota Sot”.
Në njoftimin e mediumit finlandez, thuhet se Iniciativa qytetare për bashkëngjitje të Finlandës në NATO është dorëzuar në Parlamentin e këtij vendi.
Në tekstin e dorëzuar thuhet se këtë iniciativë e kanë mbështetur me nënshkrimet mbi 50 mijë qytetarë, andaj ajo është dërguar në Parlament për shqyrtim.
Sipas gazetës “Ile”, kjo iniciativë parashikon mbajtjen e referendumit konsultues për anëtarësim të plotë të Finlandës në NATO.
Siç dihet, Ministria e Jashtme ruse ditë më parë ka kumtuar se hyrja eventuale e Suedisë edhe Finlandës në NATO do të kërkonte hapa reciprok të Rusisë, pa specifikuar veprimet që parashihen nga rusët.