Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se ajo nuk u beson përpjekjeve “negociuese” ruse.
“Tani nëse rusët janë seriozë për negociatat, ata duhet të largojnë trupat e tyre nga Ukraina. Ata nuk mund të negociojnë me një armë për kokën e ukrainasve…
Pra, sinqerisht, nuk u besoj këtyre të ashtuquajturave përpjekje të negociatave”, tha ajo për Sky News.
Truss tha se ky mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus Vladimir Putin. Ajo shtoi se do të ketë më shumë sanksione në ditët në vijim dhe ajo ka përpiluar një listë të oligarkëve.