Ukraina e padit në GJND Rusinë për gjenocid

Evropë

Ukraina e padit në GJND Rusinë për gjenocid

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:18
Pamje nga lufta në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se shteti të cilin ai e udhëheq e ka paraqitur kërkesën e saj në GJND që ta padisin Rusinë për gjenocid.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twitter.

Më tej, Zelensky thotë se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë ta ndërpresë aktivitetin ushtarak.

Ai shtoi se presin që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat