368 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina deri tani, sipas UNHCR-së

Evropë

368 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina deri tani, sipas UNHCR-së

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Sipas UNHCR-së, numri i njerëzve që kanë ikur nga Ukraina ka arritur në 368,000.

Siç u raportua gjatë ditës më shumë se 150,000 njerëz kanë hyrë në Poloni që nga fillimi i konfliktit – ndërsa më shumë se 43,000 ukrainas ikën në Rumani në tre ditët pas pushtimit të Rusisë, shkruan BBC.

Në anën tjetër agjencitë e OKB-së dhe partnerët humanitar po pezullojnë operacionet në Ukrainë “për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë”.

“OKB-ja dhe partnerët e saj do të ruajnë praninë e tyre në të gjithë vendin

dhe do të rifillojnë punën “pasi ta lejojë situata”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat