Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua të dielën se “shumë shpejt udhëheqja ruse do të ndjejë se çfarë çmimi të lartë do të duhet të paguajnë” për pushtimin e Ukrainës, pasi ai njoftoi se do të rrisë fondet ushtarake gjermane në një seancë të posaçme me ligjvënësit.
Presidenti rus Vladimir Putin “nuk do ta ndryshojë rrugën e tij brenda natës”, pranoi Scholz, shkruan CNN.
“Dje vendosëm që Gjermania të dorëzojë armë në Ukrainë për t’u mbrojtur. Agresioni i Putinit bëri që ne nuk mund të japim asnjë përgjigje tjetër”, shtoi ai.
Scholz bërë të ditur gjithashtu se ai do të rriste përqindjen e prodhimit ekonomik të Gjermanisë, dhe do të ndajë 100 miliardë euro (112 miliardë dollarë) për forcat e saj të armatosura, në mënyrë që të modernizojë dhe pajis më mirë ushtrinë e vendit.