CNN ka gjetur një video që tregon shkatërrimin nga forcat ukrainase të një kolone transportuesish të blinduar ruse dhe automjeteve të tjera në buzë të kryeqytetit, Kiev, transmeton "Bota sot".
Një video e xhiruar të dielën në mëngjes tregon kolonën ruse që lëviz me shpejtësi nëpër një lagje banimi (Bucha) në periferi të pjesës perëndimore të qytetit. Pak kohë më vonë, grupi rus është gjeolokuar afër, por shumica e automjeteve janë rrënuar dhe disa prej tyre janë kthyer anash.
Nuk ka asnjë shenjë të ushtarëve rusë. Në një video, një burrë dëgjohet duke sharë në gjuhën ukrainase dhe më pas duke thënë "Ata erdhën në tokën tonë. Uroj që të gjithë të digjeni në ferr".
“Do të jepja jetën time nëse do të duhej”. Burri thotë se Forcat Ajrore të Ukrainës "e bënë mirë punën e tyre", por është e paqartë se si u krye sulmi kundër kolonës.