Spanja do të mbyllë hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Evropë

Spanja do të mbyllë hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Spanja do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, sipas Ministrisë spanjolle të Transportit.

Ministria e Transportit njoftoi permes një postim në Twitter të dielën duke thënë se vendi “do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse” duke ndjekur direktivat e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian, shkruan CNN.

Spanja i bashkohet një morie vendesh të tjera që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse këtë fundjavë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Kanadanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat