Turqia ka deklaruar se veprimet e Rusisë në Ukrainë përbëjnë një luftë dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat, tha sot ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu përmendi Konventën e Montreux, e cila daton nga viti 1936 dhe i jep Turqisë aftësinë për të rregulluar transitin e anijeve luftarake detare midis ngushticave të Dardaneleve në Detin e Zi.
Zelensky deklaroi dje se Turqia ra dakord ta bënte kët.
Por zyrtarët turq u tërhoqën menjëherë duke thënë se nuk kishin marrë ende një vendim për këtë çështje, transmeton Fox News.