​Vitali Klitschko: Mbështetni Ukrainën së bashku, ne jemi të fortë

Evropë

​Vitali Klitschko: Mbështetni Ukrainën së bashku, ne jemi të fortë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:55
​Vitali Klitschko: Mbështetni Ukrainën së bashku, ne jemi të fortë

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko e përshkroi kryeqytetin e Ukrainës si të rrethuar dhe tha se evakuimi i civilëve nuk do të ishte i mundur pasi të gjitha rrugët janë të bllokuara.

"Ne jemi në prag të një katastrofe humanitare," tha Klitschko për Associated Press ndërsa një shtetrrethim vazhdonte në qytet, i cili tha ai i lejoi autoritetet të gjuanin diversantët në rrugë.

Tani për tani kemi rrymë, ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura për dërgimin e ushqimeve dhe ilaçeve u shkatërrua. Prandaj mesazhi për të gjithë është: Mbështetni Ukrainën së bashku… Ne jemi të fortë”, tha Klitschko.

Çdo ukrainas është krenar që është i pavarur, që është ukrainas dhe ne jemi krenarë që kemi shtetin tonë”, shtoi ai, shkruan Guardian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat