Deputetja ukrainase: Arma u bë miku im i ngushtë në këto kohë të turbullta

Evropë

Deputetja ukrainase: Arma u bë miku im i ngushtë në këto kohë të turbullta

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 20:34
Lesia Vasylenko

Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, ka thënë se mikja e saj e ngushtë ditëve të fundit është bërë arma.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se derisa është duke dhënë intervista për mediat e huaja sa i përket zhvillimeve në Ukrainë, është e shoqëruar nga armët.

“Puna me mediat ndërkombëtare për të tërhequr audiencën në të gjithë globin për të mbështetur Ukrainën.

Në mes të intervistave duke zotëruar AK-47, miku im i ri më i mirë në këto kohë të turbullta”, ka shkruar Vasylenko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat