Anglia i jep goditjen e radhës Rusisë, ky është vendimi i fundit

Evropë

Anglia i jep goditjen e radhës Rusisë, ky është vendimi i fundit

Nga: M.L. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Organi drejtues i futbollit anglez, Federata e Futbollit (FA), njoftoi të dielën se Anglia nuk do të luajë asnjë ndeshje kundër Rusisë "për një të arrdhme të parashikueshme", raporton CNN transmeton "Bota sot".

“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë që po kryhen nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare për një kohë të caktuar.

Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në çdo nivel grupmoshe të futbollit”, tha FA në një deklaratë të dielën.

Kujtojmë se: Anglia tani i bashkohet Republikës Çeke, Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur në ndonjë ndeshje të mundshme futbolli kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat