Rreth 400 mijë refugjatë, kryesisht gra e fëmijë, ikën nga Ukraina

Evropë

Rreth 400 mijë refugjatë, kryesisht gra e fëmijë, ikën nga Ukraina

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 21:26
Tensionet e Rusisë në Ukrainë

Të dielën, rrugët e qytetit në Kiev janë të qeta, lëvizjet e qytetarëve janë të rralla.

Ndërsa në qytetin e dytë me të madh të Ukrainës, Kharkiv, fëmijët të cilët kanë nevojë për të marrë tretman mjekësor janë zhvendosur në një strehimore.

Një numër i konsideruar i qytetarëve ia kanë mësyrë stacionit të trenit në Lviv, në mënyrë që të depërtojnë me lehtë në vendet fqinje për strehim si Poloni e Hungari.

Sipas të dhënave nga UNHCR-ja deri të dielën, mbi 380 mijë ukrainas janë larguar nga shteti i tyre, e nëse  situata përkeqësohet edhe më shumë, Organizata e Kombeve të Bashkuara alarmon se numri i të ikurve mund të rritet shpejt në 4 milionë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat