Edhe Portugalia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse.
Kjo erdhi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Portugalisë ka njoftuar për mbylljen e hapësirës ajrore përmes një publikimi në Twitter.
Në këtë publikim u tha se ky vendim është marrë në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.
Vendi poashtu do të pajisë Ukrainën me pajisje ushtarake si: Jelek, helmeta, syze për shikim natën, granata, municione të ndryshme, radio portative dhe pushka automatike G3.
Portugalia i është bashkuar një mori shtetesh që kanë njoftuar për mbylljen e hapësirave ajrore ndaj Rusisë, duke përfshirë këtu Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Spanjën.