​Franca kërkon nga qytetarët e saj të largohen nga Rusia

Evropë

​Franca kërkon nga qytetarët e saj të largohen nga Rusia

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Franca ka rekomanduar fuqimisht që çdo shtetas i saj aktualisht në Rusi të largohet pa vonesë.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se po mbyllte të gjithë hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.

"Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër Rusi (turistët, vizitorët, studentët, profesionistët në mision ) të marrë masa për t'u larguar nga vendi pa vonesë me lidhje ajrore ekzistuese," thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ai gjithashtu këshilloi qytetarët që të shtyjnë çdo udhëtim të ardhshëm në Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat