“Rusia u detyrua të pranojë viktimat”, inteligjenca britanike jep detaje, ja si ukrainasit po pengojnë përparimin rus

Evropë

“Rusia u detyrua të pranojë viktimat”, inteligjenca britanike jep detaje, ja si ukrainasit po pengojnë përparimin rus

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 08:42
Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar një përditësim të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

"Pjesa më e madhe e forcave tokësore të Putinit mbeten më shumë se 30 km në veri të Kievit, përparimi i tyre është ngadalësuar nga forcat ukrainase që mbrojnë aeroportin Hostomel, një objektiv kyç rus për ditën e parë të konfliktit”, thuhet në njoftim.

“Luftime të ashpra vazhdojnë rreth Chernihiv dhe Kharkiv, megjithatë të dy qytetet mbeten nën kontrollin e Ukrainës”.

“Dështimet logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin rus”.

“Megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të shtypur detajet e konfliktit nga popullata ruse, Forcat e Armatosura Ruse për herë të parë janë detyruar të pranojnë viktimat që kanë pësuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat