Forcat ruse ndodhen 30 km larg Kievit, thotë Inteligjenca britanike

Evropë

Forcat ruse ndodhen 30 km larg Kievit, thotë Inteligjenca britanike

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë 30 kilometra larg Kievit, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në një postim në Twitter të hënën, shkruan CNN.

Përparimi i Rusisë u “ngadalësua nga forcat ukrainase që mbronin aeroportin Hostomel, një objektiv kyç rus për ditën e parë të konfliktit”, citoi ministria.

Luftimet e ashpra vazhdojnë rreth Chernihiv dhe Kharkiv, megjithatë të dy qytetet mbeten nën kontrollin ukrainas.

Rusia gjithashtu tha se numri i viktimave është më i ulët në krahasim me forcat ukrainase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat