Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë kapur stacionin bërthamor të Zaporizhzhia - më i madhi në Evropë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë një gënjeshtër, mashtrime.
Të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin kapur uzinën dhe operacionet po vazhdonin normalisht.
Gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë ruse të mbrojtjes tha në një deklaratë:
"Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia".
"Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal”, tha ai.