Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka njoftuar se delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën e kufirit ukrainas-bjellorus, për t’u takuar me palën e Rusisë.
Kështu u bë e ditur nga Ministria në rrjetin social Twitter.
Ende nuk dihet nëse kanë shkuar edhe zyrtarët rusë.
Sipas mediave të huaja, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, nuk do të jetë pjesë e takimit.