NATO rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën/ Jens Stoltenberg: E përgëzova presidentin Zelenski

Evropë

NATO rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën/ Jens Stoltenberg: E përgëzova presidentin Zelenski

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:44
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, thotë se shtetet anëtare të NATO-s po “rrisin” mbështetjen e tyre për Ukrainën duke i ofruar Kievit raketa të mbrojtjes ajrore dhe armë antitank.

Stoltenberg tha në një postim në Twitter se aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po i ofronte Ukrainës gjithashtu “ndihmë humanitare dhe financiare”.

“Sapo fola me presidentin Zelenski dhe e përgëzova atë për trimërinë që ka treguar populli dhe ushtria ukrainase.

Vendet aleate të NATO-s po e rrisin mbështetjen e tyre me raketa të mbrojtjes ajrore, armë anti-tank, sikundër edhe me ndihma humanitore dhe financiarë”, shkruan Stoltenberg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat