Një video është publikuar në Twitter ku shihet një grua në Kyiv teksa këndon himnin kombëtar të Ukrainës nga apartamenti i saj i bombarduar, ndërkohë që pastron copat e mbetura të xhamit.
Pamjet ku ajo shihet edhe duke qarë publikohen në kohën kur Ukraina gjendet në ditën e pestë nga agresioni rus.
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelenskyy ka thënë se dita e sotme do të jetë “një periudhë vendimtare” për vendin e tij.
Ndërkohë pak më herët Presidenca ukrainase ka bërë të ditur se delegacioni i tyre ka arritur në zonën e kufirit Ukrainë-Bjellorusi, ku do të takohen me delegacionin rus.