Ditët e fundit, të gjithë sytë janë drejtuar nga Ukraina pas pushtimit rus dhe shumë qytetarë thonë se janë gati të mbrojnë atdheun e tyre.
Në veçanti, ka pasur shumë qytetarë që janë përgjigjur menjëherë pas thirrjes së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për mobilizim të përgjithshëm.
Mes tyre është edhe Miss Ukraina 2015, Anastasiia Lenna, e cila kohët e fundit ka ndarë një foto ku pozon me armë pak para se të bashkohej me forcat e armatosura të Ukrainës për të luftuar rusët.
Ajo është vetëm një nga mijëra femrat që janë pjesë e forcave ushtarake ukrainase.
Në fakt, vendi ka forcën më të madhe ushtarake femërore në botë me 36,000 gra të forta që janë të trajnuara në mënyrë perfekte për të vrarë.
Ndonëse nuk dihet nëse Anastasiia është pjesë e kësaj force ushtarake, ajo prej vitesh poston foto nga stërvitjet me qitje në llogarinë personale në Instagram.
Do të thotë se ajo të paktën di të përdorë një nga ato pushkë sulmi.