Rusia veçse ka filluar t’i ndjejë sanksionet e perëndimit të vendosura si shkak i pushtimit të Ukrainës, nga ana e tyre.
Shtetet e perëndimit njëzëri po i dënojnë ashpër veprimet e Rusisë.
Perëndimi, qysh nga fillimi i tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, kishin bërë thirrje, sidomos në drejtim të liderit rus Vladimir Putin, që të anashkalohet konflikti cili mund të shpie në luftë/
Këto kërkesa të perëndimit nuk ishin përfillur nga Putini, gjë e cila kishe nxitur reagimin e bllokut perëndimor.
Më të filluar lufta në Ukrainë, perëndimi doli haptazi kundër Rusisë, duke paralajmëruar sanksione të shumta.
Sanksionet e ndryshme si pezullimi i projekteve të mëdha, e përjashtimi i Rusisë nga SWIFT erdhën shpejt, e bashkë me to erdhi edhe kriza në Rusi.
Me herët u lajmërua se bursa e Moskës nuk do të hapet sot, kjo si pasojë e rënies në vlerë të monedhës kombëtare ruse.
Perëndimi ka thënë se ky është vetëm fillimi i asaj se çfarë e pret Rusinë.