Pas agresionit rus, ukrainasit po detyrohen të ikin nga vendi i tyre. Tash e pesë ditë ata po përballen me pushtimin e Rusisë.
Ndërkohë që deri më tani raportohet se 422 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e UNHCR, Laura Padoan nëpërmjet një shkrimi në “Twitter”.
Ajo ka treguar edhe se më shumë se 100 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Po ashtu thotë se po ndjekin raportimet që nuk kanë mundësi të hipin në trena në Ukrainë.