Sanskionet e ashpra të Perëndimit, Kina shpall një vendim për Rusinë

Evropë

Sanskionet e ashpra të Perëndimit, Kina shpall një vendim për Rusinë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:49
Vladimir Putin

Kina, një nga shtetet e pakta që ka mbështetur Rusinë në agresionin e saj ushtarak kundrejt Ukrainës, ka hequr të gjitha kufizimet për importin nga Rusia.

Lajmin e ka raportuar South China Morning Post, duke cituar Administratën e Përgjithshme të Doganave të vendit.

Njoftimi u bë publik të enjten, disa orë pasi Rusia filloi agresionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Përveç Kinës, edhe Korea e Veriut dhe Kuba, dy shtete komuniste, kanë përkrahur Rusinë në agresionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Ndërkaq, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj regjimit të Putinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat