Shihni momentin kur Putini i shokoi gjeneralët e tij: Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit

Evropë

Shihni momentin kur Putini i shokoi gjeneralët e tij: Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 12:20
Pamje nga video - Gjeneralët rus

Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të vënë në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor tronditi edhe gjeneralët e tij besnikë, duke përfshirë edhe vetë ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu.

Përkatësisht, kur Putini ia njoftoi vendimin e tij gjeneralit Valery Gerasimov dhe ministrit të mbrojtjes, fytyrat e përfaqësuesve të ushtrisë shfaqën qartë shqetësim.

Përndryshe, Putin i përmendi “deklaratat agresive të vendeve të NATO-s” si arsye për këtë vendim.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha mbrëmë se lëvizja e Putinit “potencialisht vë në lojë forca që, nëse vjen deri te vlerësimi i gabuar, mund t’i bëjnë gjërat shumë, shumë më të rrezikshme”, raporton Daily Mail.

Duke qenë se Rusia ka rezerva më të mëdha të armëve bërthamore në botë, ky vendim shqetësoi anëtarët e komunitetit ndërkombëtar.

Në një deklaratë për media, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi lëvizjen e Putinit si edhe një përshkallëzim dhe një hap krejtësisht të panevojshëm.

Nga ana tjetër, Max Bergman, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, e vlerësoi këtë hap si të parashikueshëm, por gjithashtu theksoi se bëhej fjalë për një kërcitje të rrezikshme armësh.

“Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit”, paralajmëroi Bergman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat