Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqjen e forcave ruse, ja çfarë kërkon Rusia në bisedimet

Evropë

Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqjen e forcave ruse, ja çfarë kërkon Rusia në bisedimet

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 12:30
Delegacioni ukrainas duke arritur për bisedime me delegacionin rus në Bjellorusi, 28 shkurt, 2022.

Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet nga të dy vendet kanë nisur bisedimet që synojnë t'i japin fund luftës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Zyra e presidentit ukrainas thotë se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky.

Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje që BE-ja t'i japë Ukrainës anëtarësimin në bllok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat